Fillon hetim penal për vrasjen e Foley

Bota

Fillon hetim penal për vrasjen e Foley

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 18:29

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder ka njoftuar sot se Departamenti i Drejtësisë, është duke kryer një hetim penal për vrasjen e gazetarit, James Foley.

Foley është vrarë nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Militantët e kanë publikuar dje një video në të cilën shihen vrasja e gazetarit, si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikane kundër Shtetit Islamik në Irak.

Personi i maskuar që e ka ekzekutuar Foley-n ka folur anglisht me akcent britanik, duke nxitur hetuesit që të besojnë se ai është qytetar britanik, i cili iu është bashkuar grupit militant.

Vashingtoni e ka pranuar se forcat speciale janë dërguar në fillim të kësaj vere në Siri duke bërë përpjekje që ta lokalizojnë dhe ta lirojnë Foley-n dhe pengun tjetër amerikan, që po mbahet nga Shteti Islamik, por ka dështuar ta bëj këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat