Lirohen punonjësit e Kryqit të Kuq, të marrë peng

Bota

Lirohen punonjësit e Kryqit të Kuq, të marrë peng

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 16:15

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka thënë se pesë punonjës të tij, të cilët janë mbajtur peng për një javë në perëndim të Afganistanit, janë liruar pas negociatave me milicitë lokale që i kanë kidnapuar ata.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq afgan, Hedayat Kaiyana, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është paguar asnjë shpërblim për lirimin e tyre në qarkun Adraskan të provincës Herat.

Një zëdhënës i forcave provinciale të sigurisë, Abdul Raouf Ahmadi, ka thënë se policia afgane dhe pleqtë fisnorë kanë qenë të përfshirë në bisedimet që kanë çuar në lirimin e pengjeve.

Pesë të rrëmbyerit kanë përfshirë dy shoferë afganë dhe tre punonjës afganë të ndihmës.

Të gjithë ata thuhet se gëzojnë shëndet të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat