Sharif anulon fjalimin para Parlamentit

Bota

Sharif anulon fjalimin para Parlamentit

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 15:01

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka anuluar fjalimin në Parlament në lidhje me krizën politike, pasi ligjvënësit kanë miratuar unanimisht një rezolutë, sipas së cilës, dorëheqja e kryeministrit dhe shpërbërja e parlamentit në bazë të protestave në rrugë, do të ishin antikushtetuese.

Sharif ka ndjekur seancën e sotme derisa mijëra protestues jashtë ndërtesës së parlamentit kanë vazhduar thirrjet për dorëheqjen e tij.

Deri më tash nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Sharifi apo zyra e tij se përse është anuluar fjalimi.

Liderët e partive opozitare, Imran Khan dhe Tahirul Qadri, kërkojnë dorëheqjen e Sharifit, duke thënë se ai ka ardhur në pushtet nga votat e vjedhura në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sharif i hedh poshtë akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat