Shpërblime të reja për informacionet për Haqqanin

Bota

Shpërblime të reja për informacionet për Haqqanin

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 08:18

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblime të reja deri në 5 milionë dollarë për çdo informacion që çon në kapjen e katër anëtarëve të lartë të rrjetit ekstremist Haqqani, me seli në Pakistan.

Uashingtoni po ashtu ka dyfishuar në 10 milionë dollarë shpërblimin për informacionet që çojnë në vendndodhjen e liderit të grupit, Sirajuddin Haqqani.

Grupi Haqqani është i lidhur me Al Kaidën dhe talibanët afganë.

Ai akuzohet për disa sulme ndërkufitare nga baza e tij në Vaziristanin Verior, përfshirë rrethimin 19-orësh të Ambasadës së SHBA-së në Kabul, në shtator të vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat