Afganistani dëbon gazetarin e New York Times-it, Matthew Rosenberg

Bota

Afganistani dëbon gazetarin e New York Times-it, Matthew Rosenberg

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 08:08

Prokurori i Përgjithshëm i Afghanistanit i dha urdhër një gazetari të New York Times-it të largohet nga vendi, pasi gazeta botoi një artikull, ku thuhej se zyrtarë të fuqishëm afganë po kërcënojnë të vijnë në pushtet, për të thyer ngërçin aktual të krijuar në vend që nga zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë që bëri të mërkurën, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm afgan thonte se Matthew Rosenberg duhet të largohet nga Afganistani brenda 24 orësh. Zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm tha se artikulli është në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi urdhërin për dëbimin e gazetarit, duke e cilësuar atë "një hap të konsiderueshëm prapa, përsa i përket lirisë së shtypit në Afganistan."

"The Times" tha se gazetari Rosenberg u thirr për t'u marrë në pyetje të martën në Kabul, por nuk pranoi të identifikonte burime qeveritare anonime, të cilat ai i kishte cituar në artikull.

Rosenberg tha se ai dhe gazeta kishin ofruar bashkëpunim të plotë dhe sugjeroi se dëbimi i tij ishte për motive politike.

"The New York Times" thotë se kjo është hera e katërt këtë vit, që qeveria afgane "kërcënon, apo bëhet nismëtare" për një veprim ligjor kundër gazetës "për shkak të ankesave nga zyrtarë të lartë afganë" lidhur me artikujt e botuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat