Liberi: Përleshje e policisë me banorë për shkak të Ebolës

Bota

Liberi: Përleshje e policisë me banorë për shkak të Ebolës

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:29

Policia e Liberisë sot ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë njerëzit që gjuanin me gurë, të zemëruar për shkak të karantinës së imponuar në lagjen e tyre, me qëllim që të ndalet përhapja e virusit vdekjeprurës, Ebola.

Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, mbrëmë ka imponuar ndalim të lëvizjes, ndërsa lagjen e varfër West Point, e ka vënë nën masa të karantinës.

Në këtë lagje është e përhapur sëmundja Ebola, nga e cila kanë humbur jetën më se 1200 njerëz në Guine, Siera Leone, Liberi dhe Nigeri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka regjistruar 466 vdekje dhe 834 raste të Ebolës në Liberi, kështu që ky vend është më i godituri nga ky virus.

Më 16 gusht, banorët në West Point depërtuan në qendrën e karantinës dhe vodhën artikuj të infektuar, përfshirë mbulesa dhe dyshekë.

Autoritetet thanë se 17 vetë, që kishin ikur nga kjo qendër, janë zënë dhe kthyer në karantinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat