Shteti Islamik pretendon se ka vrarë gazetarin amerikan

Bota

Shteti Islamik pretendon se ka vrarë gazetarin amerikan

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 00:48

Administrata e Presidentit Obama thotë se është duke u përpjekur të verifikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e një gazetari amerikan nga militantët e Shtetit Islamik.

Grupi militant, Shtetit islamik dje publikoi një video që pretendon se tregon militantët duke i prerë kokën gazetarit amerikan James Wright Foley, si një mesazh për Shtetet e Bashkuara që ndalë ndërhyrjen në Irak.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Caitlin Hayden tha se "në qoftë se është e vërtetë, ne jemi të tmerruar nga vrasja brutale e një gazetari të pafajshëm amerikan dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe shokët e tij". Zonja Hayden tha se organet amerikane të zbulimit po punojnë me shpejtësi për të verifikuar vërtetësinë e videos.

Gazetari Foley ishte në Siri duke raportuar mbi luftën civile në vend, kur ai u zhduk në nëntor të vitit 2012.

Video në YouTube ishte titulluar "A message to #America (from #IslamicState)", një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik. Në video identifikohet një burrë i gjunjëzuar si James Wright Foley dhe tregohet akti i prerjes së kokës së tij.

Në një postim dje në faqen e faecebook-ut, "Free James Foley" (lironi James Foley-in) thuhet: "Ne e dimë se shumë prej jush jeni në kërkim të konfirmimit apo përgjigjeve. Ju lutemi keni durim derisa të marrim më shumë informacion, dhe mbani James Foley-in në mendjet dhe lutjet tuaja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat