Cameron: NATO të rishikojë lidhjet me Rusinë

Bota

Cameron: NATO të rishikojë lidhjet me Rusinë

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 10:33

Kryeministri britanik, David Cameron, e ka paralajmëruar NATO-n që të rishikojë marrëdhënien e saj afatgjate me Rusinë për të reflektuar faktin që Moska aleancën veri-atlantike e sheh si “kundërshtar”.

Në një letër të dërguar liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe skeretarit të përgjithshëm të aleancës, Andersa Fogh Rasmussen, pak para mbajtjes së samitit në Britani, Cameron ka thënë se aleanca duhet të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e vet nga një kërcënim potencial rus.

Sipas Cameron, NATO duhet të ketë një “prani të fuqishme” në Evropën Lindore për shkak të veprime ilegale të Rusisë në Ukrainë.

Ai ka propozuar draftimin e një orari të ri për ushtrime ushtarake, para-pozicionimin e pajisve dhe furnizimeve dhe rritjen e Forcës së Reagimit të NATO-s duke e arritur numrin në 25 mijë trupa.

Aleanca ka pezulluar të gjitha bashkëpunimet praktike me Rusinë dhe tashmë ka shtuar ushtrimet në Evropën Lindore pas aneksimit të Krimesë që i bëri Rusia në muajin mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat