Obama dhe Putin flasin për krizën në Ukrainë

Bota

Obama dhe Putin flasin për krizën në Ukrainë

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 22:42

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit amerikan Barak Obama se sanksionet perëndimore kundër vendit të tij janë "kundërproduktive".

Gjatë një bisede telefonike, të dy udhëheqësit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe për krizën në Ukrainë, dhe akuzat e SHBA-ve, kundër Rusisë, pasi kjo e fundi ka shkelur marrëveshjen kryesore të armëve bërthamore.

Obama ka përsëritur "shqetësimet e thella" në lidhje me mbështetjen që Rusisa po ju bënë militantët seperatistë në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit janë dakorduar për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura, duke thënë se situata aktuale nuk është në interesin e asnjërit vend.

Ndërkohë, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, ka folur me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko duke i thenë se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 8, milion dollar ndihmë për të forcuar sigurinë kufitare të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat