Izrael: Ka shqetësime se një ushtar është zënë në Gaza

Bota

Izrael: Ka shqetësime se një ushtar është zënë në Gaza

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 15:10

Ushtria e Izraelit thotë se është e “shqetësuar” se një pjesëtar i saj është zënë nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës, dhe ka thënë se armëpushimi i arritur ka “përfunduar”.

Zyrtarët palestinezë thanë se së paku 35 palestinezë janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur nga predhat izraelite, megjithë armëpushimin.

Izraeli thotë se ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës e ka filluar për t’i ndalur militantët palestinezë nga hedhja e raketave brenda Izraelit.

Ofensiva izraelite ka filluar më 8 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat