Në Poloni po shënohet 70 vjetori i fillimit të kryengritjes së Varshavës, kur mijëra civilë me armatim të dobët u ngritën kundër forcave naziste gjermane, në gusht të vitit 1944.
Presidenti Bronislaw Komorowski, sot ka vendosur lule në Monumentin memorial në Varshavë, ndërsa në gjithë Poloninë është mbajtur një moment i heshtjes.
Por, duke pasur parasysh se ushtria ruse në vitin 1944 nuk kishte avancuar ashtu siç pritej, gjermanët ishin rigrupuar dhe i kishin shkaktuar disfatë rezistencës polake, e cila kishte luftuar me pak mbështetje të jashtme.
Pasi nazistët gjermanë e shtypën kryengritjen, ata e ndezën qytetin.
Gjatë periudhës sovjetike, në Poloni nuk është lejuar shënimi i kësaj ngjarjeje, por përkujtimet e rregullta bëhen prej vitit 1989.