Tajvan: Nga eksplodimi i gazit – dhjetëra të vrarë

Bota

Tajvan: Nga eksplodimi i gazit – dhjetëra të vrarë

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 08:50

Zyrtarët në Tajvan thonë se nga një seri e shpërthimeve të gazit në qytetin jugor Kaohsiung, janë vrarë së paku 24 vetë dhe plagosur afro 270 të tjerë.

Kryeministri , Jiang Yi-huah, tha se mbrëmë vonë kanë ndodhur pesë eksplodime.

Shkaku i eksplodimit të gazit nuk është i njohur, por raportohet se ai ishte shkaktuar për shkak se gasjellësi ishte i dëmtuar.

Në mesin e të vrarëve ka edhe zjarrfikës.

Mijëra punonjës të emergjencës dhe ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtimin e personave që mund t’i kenë shpëtuar eksplodimeve.

Zyrtarët thanë se në hapësirat e afërta njerëzit janë evakuuar dhe dërguar në lokalet shkollore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat