Londër: Hapet hetimi për vdekjen e ish-spiunit Litvinenko

Bota

Londër: Hapet hetimi për vdekjen e ish-spiunit Litvinenko

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 20:25

Një gjyqtar britanik e ka hapur hetimin për vdekjen e ish-spiunit rus, Aleksandar Litvinenko, duke thënë se pyetja kryesore mbetet nëse qeveria e Rusisë e ka urdhëruar vrasjen.

Gjyqtari Robert Owen, sot formalisht e ka hapur hetimin në Gjykatën e Lartë në Londër, por ka tërhequr vërejtjen se disa pjesë të këtij hetime me gjasë do të mbeten sekrete.

Litvinenko vdiq në vitin 2006, pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-201 në një hotel të Londrës.

Policia e Britanisë, më parë, i kishte emëruar dy rusë të dyshuar për këtë vrasje.

E veja e të ndjerit Litvinenko, Marina sot ishte e pranishme në hapje të hetimit dhe tha se ishte e kënaqur se tash “çdokush në botë do ta dijë të vërtetën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat