Rusi: Suspendohen importet e disa prodhimeve nga Ukraina

Bota

Rusi: Suspendohen importet e disa prodhimeve nga Ukraina

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:29

Shërbimi përkatës i Rusisë për veterinari dhe ushqime thotë se e ka suspenduar importin e prodhimeve të sojës dhe të farërave të lulediellit nga Ukraina, duke filluar më 1 gusht.

Agjencia Interfax ka raportuar se ky ndalim i importit ishte bërë për shkak të mosrespektimit të standardeve higjienike.

Sot më herët gjatë ditës, autoritetet ruse e kanë pezulluar importin e lëngjeve të pemëve dhe perimeve nga Ukraina, me arsyetimin se nuk ishin të regjistruara në mënyrë të rregullt.

Kjo lëvizje u bë pas rundit të fundit të sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat