Ukrainë: Inspektorët arritën, por në afërsi ka luftime

Bota

Ukrainë: Inspektorët arritën, por në afërsi ka luftime

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:55

Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të shoqëruar nga eskpertë holandezë dhe australianë, kanë arritur në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky ekip ka arritur në këtë hapësirë, pas disa ditëve të luftimeve të ashpra, kështu që atij i ishte pamundësuar që të depërtoj deri atje.

Sot më herët gjatë ditës, ushtria e Ukrainës e ka shpallur një pauzë njëditëshe në operacionin e saj kundër separatistëve prorusë.

Por, ka raporte sipas të cilave luftimet ende po vazhdonin në afërsi të vendit të rrëzimit dhe se në këtë

hapësirë janë dëgjuar eksplodime.

Të 298 njerëzit në aeroplan janë vrarë, kur ai u rrëzua më 17 korrik, ndërsa për përplasjen e tij janë të dyshuar separatistët prorusë.

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha se në vendin e rrëzimit të aeroplanit mund të jenë më tepër se 80 trupa të pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat