Procedurat ligjore kundër Saakashvili do të jenë transparente

Bota

Procedurat ligjore kundër Saakashvili do të jenë transparente

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 14:26

Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili deklaroi se procedura ligjore kundër ish-presidentit Mikheil Saakashvili, do të jetë "objektive dhe transparente".

Garibashvili i bëri këto komentet në Gjeorgji ditën kur Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka shpreh shqetësime rreth akuzave kundër Saakashvili nga autoritetet aktuale të Gjeorgjisë.

Gjatë kësaj jave Departamenti amerikan i Shtetit dhe katër senatorë amerikanë ka shprehë gjithashtu shqetësim rreth akuzave kundër Saakashvilit.

Saakashvili një ditë më parë tha në Budapest se akuzat e ngritura kundër tij janë një përpjekje për të kufizuar aktivitetet e tij politike dhe lirinë e lëvizjes. Ai ka mohuar çdo keqbërje deri sa ka qenë në detyrë.

Saakashvili, ka udhëhequr me vendin nga viti 2004 deri me 2013, kur edhe u largua nga vendi vitin e kaluar, pas perfundimit të mandatit të tij të dytë presidencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat