Ende e pamundur që Inspektorët e OSBE-së të afrohen në zonën e rrëzmit të avionit malajzian

Bota

Ende e pamundur që Inspektorët e OSBE-së të afrohen në zonën e rrëzmit të avionit malajzian

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 12:38

Vazhdon beteja në lindje të Ukrainës. Përvec rritjes së numrit të viktimave, tensioni në vend ndalon inspektorët ndërkombëtarë të OSBE-së që të arrijnë në vendin ku ndodhen mbetjet e avionit të Malaysia Airlines, të rrëzuar në 17 korrik. Prej ditësh ata përpiqen të afrohen në vendngjarje por pa asnjë rezultat. Pas vlerësimit të nivelit të sigurisë ata vendosën të kthehen në Donjetsk ndërsa qeveria ukrainase akuzon separatistët. Edhe skuadra e ekspertëve holandezë nuk ka mundur të afrohet në vendin e tragjedisë ku humbën jetën 298 persona pjesa më e madhe shtetas holandezë. Kreu i delegacionit ka premtuar se së shpejti do të arrijnë të hyjnë në zonë por para se të ndodhë kjo zona duhet të sigurohet. Biellorusia ndërkohë bëri të ditur se do të organizojë një seri negociatash mes Ukrainës dhe përfaqësuesve të OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat