Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës

Bota

Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:02

Forcat e Izraelit po vazhdojnë ofensive e tyre në Rripin e Gazës, dhe numri i viktimave palestineze vazhdon të rritet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se nga granatimet e forcave izraelite në një kompleksi të udhëhequr nga OKB-ja, e përdorur si streh u vranë të pakten 15 palestinezë dhe u plagosen dhjetra të tjerë. Ky sulm tha Ban ishte "skandaloze" dhe i "pajustifikueshëm".

Izraeli tha se militantët e Hamasit kanë shtën me raketa afër kompleksit dhe forcat e Izraelit i janë përgjigjur me zjarr.

Zyrtarët izraelitë thanë se janë duke u fokusuar në shkatërrimin e tuneleve të militantëve palestinezë "që janë përdorur për sulme në Izrael”.

Zyrtarët e Gazës thonë se të paktën 1,361 palestinezë, shumica e tyre civilë, janë vrarë në territorin palestinez.

Izraeli ka humbur 56 ushtarë në përleshje dhe tre civilëve nga raketat palestineze që kur kanë nisur luftimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat