SHBA, OKB dënojnë sulmin ndaj shkollës në Gazë

Bota

SHBA, OKB dënojnë sulmin ndaj shkollës në Gazë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 00:27

Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin e së mërkurës ndaj një tjetër shkolle të menaxhuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, ku u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Zëdhënësja Bernadette Meehan tha se SHBA janë jashtëzaknisht të shqetësuara që mijëra palestinezë që janë detyruar të braktisin shëpitë e tyre nuk mundet të jenë të sigurtë në strehimet e caktuara për Kombet e Bashkuara. Ajo dënoi gjithashtu ata që fshehin armë në këto strehime.

Shtëpia e Bardhë nuk dënoi askënd për bombarimet e së mërkurës, por Kombet e Bashkuara thonë se përgjegjës është Izraeli.

Sekretari Përgjithshëm Ban Ki-moon e cilësoi sulmin mizor dhe shtoi se nuk ka gjë më të paturpshme se sa të sulmosh fëmijët në gjumë.

Izraeli tha se ju përgjigj një sulmi me mortajë që vinte nga pranë shkollës. Tel Avivi ka dënuar vazhdimisht Hamasin për përdorimin e civilëve, përfshirë fëmijët, si mbrojë njerëzore, duke hedhur raketa nga zonat e banuara me civilë.

Po ashtu nga sulmet izraelite të mërkurën u vranë edhe 16 persona të tjerë në një treg të Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat