Rusia ka hedhur poshtë sanksionet

Bota

Rusia ka hedhur poshtë sanksionet

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 14:17

Rusia ka hedhur poshtë sanksionet e paparë perëndimorë të vëna ndaj saj.

Sanksionet janë masat më të vështira të vena nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që janë marrë kundër Rusisë mbi mbështetjen e saj të dyshuar për separatistët që luftojnë forcat qeveritare në Ukrainën lindore.

I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian Vladimir Çizhov, tha me 30 korrik se sanksionet e reja nuk do të dërgoj askund dhe nuk do të arrijnë të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Banka Qendrore e Rusisë tha se do të marrë "masa adekuate" për të mbështetur institucionet në shënjestër.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka rritur sanksionet kundër Rusisë derisa vazhdon përkrahja e Moskës për rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat