SHBA-të kurrë s’do e pranojnë aneksimin e Krimesë

Bota

SHBA-të kurrë s’do e pranojnë aneksimin e Krimesë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 08:54

I nominuari për pozitën e ambasadorit amerikan në Moskë, John Tefft ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk do e pranojnë” aneksimin që Kremlini i ka bërë gadishullit ukrainas të Krimesë, ndërsa vendi i tij nuk mund të injorojë veprimet e Rusisë në krizën e Ukrainës.

John Tefft, gjatë seancës ku bëhej konfirmimi i tij si ambasadori i ri amerikan në Moskë në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ka thënë se aneksimi i Krimesë e ka “copëtuar tërë strukturën” e sigurisë evropiane.

“SHBA-të nuk mund të injorojnë sfidën fundamentale të bërë ndaj rregullit ndërkombëtar nga veprimet e Rusisë në krizën e Ukrainës”, ka deklaruar Tefft gjatë seancës në fjalë.

SHBA-të kanë qenë pa një ambasador në Moskë prej muajit shkurt.

Gjatë muajve të fundit, kriza e Ukrainës ka bërë që marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë të keqësohen deri në nivel që nuk është njohur që nga Lufta e Ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat