Gjimnazistja japoneze masakron shoqen e klasës

Bota

Gjimnazistja japoneze masakron shoqen e klasës

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:47

Një gjimnaziste në Japoni që u arrestua të dielën, rrëfeu se kishte qenë ajo që kishte vrarë shoqen e saj të klasës 15-vjeçare. Agjencia kombëtare e lajmeve “Kyodo” raportoi se vajza kishte pranuar se “donte që të vriste dikë” dhe ta bënte “copash”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Sasebo të Japonisë. Trupi i pajetë i 15-vjeçares Aiwa Matsuo, u gjet në shtëpinë e të dyshuarës të dielën në mëngjes, e masakruar me çekiç.

Ishin prindërit ata të cilët i telefonuan policisë për mungesën e vajzës së tyre. Gjimnazistja që kishte kryer krimin, raportohet të ketë pasur probleme të hershme, të cilat kërkonin më tepër vëmendje. Një sinjal i këtyre problemeve ishte postimi i disa fotove të tmerrshme me gjak, në rrjetin e saj social. Aktualisht gjimnazistja i është nënshtruar një vlerësimi psikologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat