Greqi, kriza rrit nivelet e prostitucionit

Bota

Greqi, kriza rrit nivelet e prostitucionit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:44

Prostitucioni në Greqi është rritur kryesisht për shkak të krizës ekonomike, shkruan "GreekReporter".

Një studim i fundit i kryer nga Departamenti i Kriminologjisë në universitetin ”Panteion”, Qendra Kombëtare për Kërkime Sociale dhe Avokati i Popullit në Greqi, arriti në përfundimin se prostitucioni në vend është rritur me 1500 për qind. Vajza të reja, të papuna janë duke ecur drejt rrugës së prostitucionit, ndërsa numri i viktimave të trafikimit njerëzor është vazhdimisht në rritje.

Në qendër të Athinës, shumë studente lëvizin në rrugë duke kërkuar për klientë në mënyrë që të jenë në gjendje të paguajnë për studimet e tyre. Sipas këtyre vajzave, nuk ka shumë klientë dhe si rezultat çmimet kanë rënë ndjeshëm. Në ditët e sotme, shumica e shtëpive publike në Athinë kushtojnë rreth 20 apo 30 euro dhe veprojnë pa licenca.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme të cilat ishin zhdukur, të tilla si sifilizi, kanë filluar të rishfaqen.

Trafikimi i grave vlerësohet të japë rreth tetë miliardë dollarë në vit në Evropë. Sipas një studimi të mëparshëm nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, vetëm 45 për qind e grave që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore arrijnë të shpëtojnë në 12 muajt e parë të robërisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat