Minjtë trazojnë turistët në ‘Louvre’

Bota

Minjtë trazojnë turistët në ‘Louvre’

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:20

Minjtë janë tërbuar fare në kopshtin elegant të muzeut “Louvre” të Parisit, sa që në pikë të ditës kanë dal jashtë, duke frikësuar turistët dhe duke sfiduar punonjësit e kanalizimeve, raporton Associated Press.

Moti i nxehtë që po mbretëron në Paris është shfrytëzuar nga shumë njerëz që kanë dal për të bërë piknik, ndërsa ushqimet dhe mbeturinat e lëna nga ta, duket se ka nxitur minjtë që të dalin jashtë.

Zona tejët elegante dhe luksoze që kalon deri te kopshti ‘Tuileries’ ka shumë hapësira ku minjtë mund të fshihen, por prap se prap ata kanë preferuar që të dalin në sipërfaqe.

Disa prej turistëve kur i kanë parë minjtë të ecin lirshëm nëpër kopsht kanë filluar të bërtasin me të madhe, shkruan më tej AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat