Sanksionohen 8 persona dhe 4 entitete ruse

Bota

Sanksionohen 8 persona dhe 4 entitete ruse

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:53

Nga Brukseli vijnë raporte se Bashkimi Evropian është pajtuar që të shtojë sanksionet ndaj tetë individëve, përfshirë edhe biznismenë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin dhe katër entitete për shkak të krizës së Ukrainës.

Emrat pritet të bëhen publike më 30 korrik, kur të publikohet edhe zhurnali mujor i BE-së.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE-së janë takuar në Bruksel, ndërsa gjatë këtij takimi pritet që të aprovohen edhe sanksione të tjera që e kanë cak sektorin energjetik, financiar dhe atë të mbrojtjes së Rusisë.

Masat pritet të krijojnë kufizime për qasjen e bankave ruse në tregun evropian, apo marrëveshjet në sektorin e energjisë si dhe vendosjen e një embargoje në mallrat ushtarake.

BE deri më tash ka vendosur sanksione ndaj 87 individëve dhe 20 entiteteve në Ukrainë dhe Rusi rreth krizës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat