Moskë: Forcat ukrainase e sulmuan territorin rus

Bota

Moskë: Forcat ukrainase e sulmuan territorin rus

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:42

Rusia ka thënë sot se forcat e qeverisë së Kievit kanë gjuajtur përtej kufirit nga pjesa lindore e Ukrainës me lansues garantash.

Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes një komunikate ka thënë se “ne zyrtarisht kërkojmë nga Kievi që të ndaloj sulmet në territorin sovran të Federatës Ruse”.

Kievi më parë i ka hedhur poshtë akuzat e njejta të bëra nga Moska.

Ndërkohë, luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve prorusë edhe njëherë i kanë penguar hetuesit ndërkombëtarë që të shkojnë te vendi ku është rrëzuar aeroplani malajzian, më 17 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat