Afrikë, virusi Ebola merr mbi 600 jetë njerëzish

Bota

Afrikë, virusi Ebola merr mbi 600 jetë njerëzish

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 13:42

​Sierra Leone është bërë epiqendra e re për virusin Ebola, që po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Në datën 20 korrik janë regjistruar 660 të vdekur në Afrikën e Perëndimit, sipas shifrave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë e kësaj sëmundjeje që, mesa duket, është e pakontrollueshme.

Deri tani, kryeqyteti i vendit, Freetoën, nuk kishte asnjë rast me Ebola por ditën e shtunë u shënua viktima e parë, një paciente femër që vdiq pasi familja e nxorri nga spitali me detyrim, për ta çuar në një shërues popullor.

Edhe punonjësit e shëndetit janë prekur nga virusi Ebola në Sierra Leone, ku disa infermiere nuk i kanë mbijetuar dot virusit. Po ashtu, tetë infermiere dhe një mjek janë infektuar.

Ndërsa në Liberi janë janë infektuar dy amerikanë, njëri prej të cilëve është mjek, ndërsa një mjek libanez ka vdekur.

Epidemiologu i OBSH-së, Chris Lane thotë se mungojnë burimet bazë të nevojshme për ta luftuar virusin.

Virusi u shfaq në Guine në 22 mars 2014 dhe më pas u përhap në Sierra Leone dhe Liberi. Ndërsa Nigeria ka konfirmuar vdekjen e parë nga Ebola.

Zyrtarët e shëndetit në SHBA po monitorojnë përhapjen e Ebolas në Afrikë, por thonë se sëmundja vdekjeprurëse ka pak gjasa për t'u përhapur deri në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat