Irak: Përpjekje për ta bllokuar naftën kurde në Teksas

Bota

Irak: Përpjekje për ta bllokuar naftën kurde në Teksas

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:50

Iraku ka kërkuar nga një gjykatë në Teksas të Shteteve të Bashkuara që ta bllokoj një anije me naftë nga rajoni kurd i Irakut, për të cilën Bagdadi thotë se është shitur pa pëlqimin e qeverisë së Irakut.

Cisterna anije me afro 1 milion fuçi të naftës, në vlerë prej 100 milionë dollarësh, ka arritur në Teksas para tri ditësh, por nafta ende nuk është shkarkuar.

Iraku dje ka kërkuar nga gjykata në Teksas që të lejoj që anija të konfiskohet nga Shërbimi policor amerikan.

Departamenti amerikan i shtetit ka shfaqur shqetësim se shitja e pavarur e naftës nga rajoni autonom Kurdistan mund të çoj në copëtimin e Irakut.

Iraku, poashtu, është duke u angazhuar kundër hapjes së gypsjellësit të ri nga rajoni kurd në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat