Netanyahu: Lufta në Rripin e Gazës do të jetë e gjatë

Bota

Netanyahu: Lufta në Rripin e Gazës do të jetë e gjatë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:49

Në Rripin e Gazës janë dëgjuar të shtëna dhe eksplodime, derisa forcat izraelite e kanë intensifikuar sulmin e tyre kundër militantëve të Hamasit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtjen se lufta do të jetë e gjatë.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se shtëpia e liderit të Gazës, Ismail Haniyah, është goditur sot nga një raketë izraelite , duke shkaktuar dëme, por nuk ka pasur viktima në njerëz.

Së paku gjashtë palestinezë janë vrarë në Rafah, ndërsa në eksplodimin në kampin e refugjatëve jashtë Rripit të Gazës, janë vrarë nëntë fëmijë.

Izraeli thotë se vrasjet janë kryer nga raketa e Hamasit, për shkak të gabimit, por zyrtarët palestinezë e fajësojnë Izraelin për këto vrasje.

Kryeministri Netanyahu ka thënë se izraelitët duhet të jenë të përgatitur për “luftë të gjatë” në Rripin e Gazës.

Së paku 1072 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë tri javëve të luftimeve, ndërsa 53 ushtarë janë vrarë dhe tre civlë izraelitë kanë humbur jetën nga raketat e Hamasit, të hedhura brenda në Izrael nga territori i Rripit të Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat