SHBA: Rusia e ka shkelur marrëveshjen atomike

Bota

SHBA: Rusia e ka shkelur marrëveshjen atomike

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:44

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Rusinë se ka kryer teste, që janë në kundërshtim me marrëveshjen atomike raketore të vitit 1987. Uashingtoni thotë se kjo është “çështje shumë serioze”.

Sipas një zyrtari të administratës amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për këto akuza mbrëmë i ka shkruar letër presidentit rus, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia e ka testuar raketën e re të lansuar nga toka, duke e shkelur Marrëveshjen Atomike për Forcat me Rreze të Mesme Veprimi, të cilën e kishin nënshkruar ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, para afro 27 viteve.

Uashingtoni ishte shprehur i shqetësuar edhe më parë për shkelje të mundshme, por kjo është hera e parë që formalisht e ka akuzuar Rusinë për shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat