Myslimanët shënojnë Fitër Bajramin mes festimeve dhe trazirave

Bota

Myslimanët shënojnë Fitër Bajramin mes festimeve dhe trazirave

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 22:41

Miliona myslimanë në të gjithë botën festuan Fitër Bajramin që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit, por dhuna nuk mungoi në Filipine, ndërkohë që në Gazë ceremonitë ishin të zymta.

Rreth 50 persona të armatosur të grupit militant islamik Abu Sayyaf hapën zjarr mbi automjetet që po shkonin për të festuar në një fshat të Filipineve jugore, duke vrarë 21 vetë dhe duke plagosur më shumë se 11.

Në Gazë, disa qindra njerëz u mblodhën për lutjet e mëngjesit, në një xhami. Por në vend që të vazhdonin me festime, një pjesë e njerëzve u kthyen në shtëpi, ndërsa të tjerët bënë homazhe për më shumë se 1.000 palestinezët e vrarë gjatë konfliktit tre-javor mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Qindra besimtarë në Kuala Lumpur u falën në xhaminë Kombëtare për viktimat e dy avionëve të kompanisë Malaysia Airlines - njëra që u rrëzua mbi Ukrainën lindore këtë muaj dhe një tjetër që u zhduk gjatë fluturimit për në Pekin në muajin mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat