Konfirmohet vendimi i Hagës kundër Rusisë

Bota

Konfirmohet vendimi i Hagës kundër Rusisë

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:26

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë e ka urdhëruar Rusinë që grupit të aksionarëve të kompanisë së naftës Yukos, t’ia paguaj mbi 51 miliardë dollarë, me arsyetimin se zyrtarët nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin e kanë manipuluar sistemin ligjor rus për të bankrotuar kompaninë në fjalë.

Rusia ka afat 180 ditë, pra deri më 15 janar të vitit 2015 të fillojë pagesën prej 50 miliardë dollarësh.

“Pas kësaj periudhe, interesi vetëm do të rritet”, ka thënë avokati kryesor i grupit të aksionarëve të Yukos, Emmanuel Gaillard.

Pagesa prej 50 milardësh është arbitrazhi më i madh i caktuar ndonjëherë nga Gjykata në Hagë, ka thënë Tim Osborne, drejtori i grupit të aksionarëve të Yukos.

“Jam tejët i kënaqur të konfirmojë se pagesa finale, që ka qenë unanime, shkojnë shumë në favor të ankuesve”, ka thënë Osborne gjatë një konference me gazetarë.

28 korrik 2014E mëparshmeE ardhshmja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat