Sulmohen për shkak të postimit në ‘Facebook’

Bota

Sulmohen për shkak të postimit në ‘Facebook’

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 11:38

Një turmë e njerëzve i ka vënë flakën disa shtëpive që i takojnë komunitetit minoritar të myslimanëve Ahamdi në lindje të Pakistanit, duke vrarë një grua dhe dy mbesat e saj.

Turma e dhunshme në qytetin e Guxhranvalla të krahinës Punxhab, e ka kryer këtë sulm pasi thonë se një pjesëtar i komunitetit të sulmuar ka postuar materiale blasfemuese në rrjetin social, ‘Facebook’.

Policia thonë se në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë shtatë vjeçare dhe motra e saj foshnje.

Persekutimi dhe vrasja e minoriteteve fetare ndodh shpesh në Pakistan ku ofendimi i ndjenjave fetare të myslimanëve rezulton në akuza për blasfemi, diçka që dënohet me vdekje.

28 korrik 2014E mëparshmeE ardhshmja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat