Malajzia po e negocion armëpushimin në Ukrainë

Bota

Malajzia po e negocion armëpushimin në Ukrainë

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 07:59

Një zyrtar i Malajzisë ka thënë se qeveria e tij është duke e negociuar një armëpushim në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve pro rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Qëllimi i armëpushimit do t’iu lejonte qasje hetuesve në vendin ku është rrëzuar aeroplani malajzian më 17 korrik gjatë së cilës tragjedi janë varë edhe 298 pasagjerët në bord.

Khairil Hilmi Mokhtar, udhëheqësi i hetuesve malajzian i ka thënë agjencisë së lajmeve Bernama në Hoalndë se armëpushimi do të përfshinte një zonë 35 km përreth zonës së rrëzimit të aeroplanit.

Hetuesit ndërkombëtar duan që ta hetojnë zonën e rrëzimit të aeroplanit për të kuptuar shkaqet e vërteta të kësaj trafjedie.

Ata gjithashtu duan që të marrin gjësendet personale të pasagjerëve dhe disa nga mbetjet mortore që ende nuk janë larguar nga aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat