Militantët e shkatërrojnë edhe një xhami të vjetër

Bota

Militantët e shkatërrojnë edhe një xhami të vjetër

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 07:22

Militantët e Shtetit Islamik e kanë shkatërruar një xhami pothuajse 600 vjeçare në Mosul, zona e fundit fetare kjo që është shkatërruar nga ky grup militantë.

Banorët e Mosulit kanë thënë se Xhamia e Profetit Jirjis është hedhur në erë më 27 korrik nga grupi radikal sunnit sepse ky vend është konsideruar zonë e shenjtë për shiitët.

Një objekt tjetër i shkatërruar në Mosul është xhamia e Profetit Shiyt, i cili përmendet në Islam, në fenë e Krishterë dhe Judaizëm.

Militantët e kanë shkatërruare dhe Xhaminë e Profetit Yunis, tregimi i të cilit përmendet në Bibël dhe Kuran.

Muktada Sadr, një klerik i njohur Shiit në Irak ka thënë se Yunis ka qenë “profet i të gjitha feve” dhe se ata që e kanë shkatërruar xhaminë e tij “nuk e meritojnë të jetojnë”.

Shteti Islamik ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakan në perëndim dhe veri të vendit, përfshi Mosulin, qytetin e dytë më të madh irakian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat