“MH17”, hapet çështje gjyqësore ndaj Putinit

Bota

“MH17”, hapet çështje gjyqësore ndaj Putinit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 00:45

Vladimir Putini do të përballet me një gjobë prej disa milionë paundësh për rolin e tij të dyshuar në rrëzimin e avionit të “Malaysia Airlines” në Ukrainën lindore, zbulon “The Sunday Telegraph”.

Një grup avokatësh britanikë, që kanë shkuar në Ukrainë, po përgatisin një procedim penal ndaj presidentit rus, në bashkëpunim me gjykatat amerikane. Po ashtu, edhe komandantët e ushtrisë ruse dhe politikanët e afërt me Putinin do t’i nënshtrohen masave ligjore.

Ky rast duket se do t’i përkeqësojë më tej marrëdhëniet midis Putinit dhe Perëndimit, por liderët e botës do ta kenë të pamundur për ta parandaluar këtë.

Katër hetues australianë dhe katër hollandezë ndodhen tani në qytetin e kontrolluar nga rebelët, në Donetsk, por në të njëjtën kohë, thirrjet për një forcë më të madhe shumëkombëshe për të hetuar për avionin MH17 po shtohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat