SHBA: Transferi i armatimit rus te kryengritësit duket i afërt

Bota

SHBA: Transferi i armatimit rus te kryengritësit duket i afërt

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 11:24

Pentagoni beson se Rusia mund të dërgoj sisteme të shumëfishta të lansimit të raketave te separatistët prorusë në Ukrainë “potencialisht” shumë shpejt.

“Ne kemi indikacione se rusët synojnë të furnizojnë me sisteme të lansimit të raketave më të rënda dhe të sofistikuara në të ardhmen shumë të afërt”, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren.

Ai ka sugjeruar se Rusia i ka lëvizur armatimet afër kufirit me Ukrainën dhe se Moska mund ta transferoj armatimin e rëndë te kryengritësitt “në çdo kohë, në çdo moment”.

Një ditë më herët, Departamenti amerikan i shtetit, tha se ka dëshmi se Rusia i ka sulmuar ushtarët e Ukrainës me të shtëna artilerike.

Ministria e jashtme e Rusisë, dje e akuzoi Uashingtonin për “insinuata të pabaza publike” se Moska po i furnizon me armatime kryengritësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat