BE: Sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve në Rusi

Bota

BE: Sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve në Rusi

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:38

Bashkimi Evropian ka imponuar sanksione të reja kundër 15 individëve dhe 18 entiteteve, lidhur me rolin e tyre në krizën e Ukrainës.

Në mesin e individëve, të cilëve u është ndaluar udhëtimi në BE dhe u janë bllokuar pasuritë, janë presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, drejtori i Shërbimit të inteligjencës së jashtme, Mikhail Fradkov, drejtori i Shërbimit federal të sigurisë, Aleksandr Bortnikov, dhe lideri i vetëshpallur i së ashtuquajturës republikë e Donjeckut, Pavel Gubarev.

Në mesin e 18 entiteteve përfshihen nëntë kompani dhe nëntë insntitucione, që janë krijuar nga separatistët prorusë, të cilën e kanë shpallur pavarësinë në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat