Izraeli dhe Hamasi: Armëpushim 12 orësh, refuzohet plani i Kerryt

Bota

Izraeli dhe Hamasi: Armëpushim 12 orësh, refuzohet plani i Kerryt

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:25

Prej orës 7 të mëngjesit së sotëm sipas kohës së Evropës Qendrore, ka filluar marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe grupet militante palestineze në Rripin e Gazës janë pajtuar me kërkesën e Kombeve të Bashkuara për pauzë humanitare, derisa përpjekjet për sigurimin e armëpushimit afatgjatë po vazhdojnë.

Kjo marrëveshje filloi sot në ditën e 19 të konfliktit nga i cili janë vrarë qindra vetë.

Ushtria e Izraelit tha se nuk do të hapë zjarr, por do të vazhdoj kërkimin për tunelet, që shfrytëzohen nga militantët.

Një zëdhënës i grupit islamik Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, tha se të gjitha grupet palestineze do ta respektojnë armëpushimin e shkurtër.

Dje, qeveria e Izraelit e ka hedhur poshtë propozimin e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për armëpushim njëjavësh.

Televizioni publik i Izraelit ka raportuar se plani i zotit Kerry ishte “refuzuar unanimisht”, por qeveria do ta vazhdoj diskutimin për këtë plan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat