Clinton: Putin, shumë arrogant

Bota

Clinton: Putin, shumë arrogant

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:02

Clinton ka kërkuar nga Europa të shtojë sanksionet e saj ndaj Rusisë, duke thënë: Ne i kemi zgjeruar sanksionet, të cilat janë mëse të nevojshme, ndërsa BE-ja në këtë drejtim ka hezituar. Kjo deklaratë e ish-Sekretares amerikane të Shtetit vjen, pasi Pentagoni paralajmëroi se Rusia është duke u përgatitur për dërgesa të tjera të armëve të rënda në Ukrainë.

Gjatë intervistës për CNN, Hillary Clinton e ka cilësuar Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin si një person shumë arrogant.

“Putin është një person i ashpër. Bashkëpunimi me të është shumë i vështirë. Ai është arrogant. Gjatë një samiti të G20 në Meksikë në vitin 2012 ishte planifikuar një takim mes Presidentit Obama dhe Putinit. Presidenti ynë ka qëndruar rreth 40 minuta, duke e pritur atë edhe në momentin kur Putin erdhi, në asnjë moment ai nuk kërkoi falje për vonesën”, shtoi Hillary Clinton. ënë gjatë së premtes për CNN, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin ka përgjegjësitë e tij për rrëzimin e avionit të ‘Malaysia Airlines’ me 298 persona në bord në lindje të Ukrainës.

“Nëse deri tani ka pasur ndonjë dyshim, tashmë ai nuk ekziston, Vladimir Putin, nëpërmjet mbështetjes së pro-rusëve dhe furnizimit të tyre me armë, ka përgjegjësi për tragjedinë.

Komentet e Clinton vijnë pak më shumë se një javë pas rrëzimit të fluturimit MH17 në lindje të Ukrainës. Separatistët pro-rusë janë akuzuar si autorët e sulmit, duke përdorur armatimet e rëndë të ardhura nga Rusia, gjithashtu ata akuzohen edhe për ndërhyrje në hetimet e mëvonshme në vendin e rrëzimit të avionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat