Edhe një dramë në ajër, avioni me 156 pasagjer goditet nga rrufeja

Bota

Edhe një dramë në ajër, avioni me 156 pasagjer goditet nga rrufeja

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:52

Një aeroplan i kompanisë EasyJet i cili po udhëtonte nga Bristoli në Barcelonë ishte e detyruar për ulje të detyrueshme në një tjetër aeroport në Spanjë, pasi u godit nga rrufeja.

Pasagjerët ishin të tmerruar kur rrufeja tronditi aeroplanin derisa ishte në qiell, dhe shumë nga pasagjerët ia plasën së qari.

Airbus A319-111, që besohet se mbante 156 pasagjerë, u detyrua të ulej në aeroportin Reus të Spanjës.

Pasagjerët më pas u dërguan me autobusë në destinacionin e tyre.

Pasagjeri Izzy Ferris tha se: "Ne ishim duke fluturuar mbi Barcelonë dhe erdhi papritur një stuhi”.

"Avioni u godit nga rrufeja, dhe ishte e tmerrshme. Ishte një zhurmë shumë e madhe”.

"Askush nuk u lëndua, por shumica e femrave filluan të qajnë dhe drejtuesit e avionit vendosën që ta ulin atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat