Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, 90 vjeçar, është tërhequr nga jeta aktive politike, duke e mbrojtur fuqishëm luftën luftën në Rripin e Gazës, kundër militantëve të Hamasit, dhe duke parashikuar se “një ditë” në Lindjen e Mesme do të arrijë paqja.
Në një ceremoni të mbrëmshme, e cila mbeti nën hijen e konfliktit 17 ditor në Rripin e Gazës, në të cilin janë vrarë afro 800 palestinezë dhe 35 izraelitë, zoti Peres, është tërhqur nga posti presidencial, që në masë të madhe është ceremonial, në favor të politikanit, Reuven Rivlin, anëtar i Partisë Likud të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Presidentët e Izraelit nuk janë direkt të përfshirë në vendimarrjet politike, por zoti Peres, fitues i Çmimit Nnobel për Paqe, e ka shfrytëzuar presidencën gjatë shtatë viteve të kaluara, si platformë për propagimin e paqes me palestinezët, ndërsa shpeshherë ka pasur qëndrim më tepër pajtues se sa Netanyahu, i cili i takon kahut të djathtë, raporton agjencia Reuters nga Jerusalemi.
Në fjalimin e tij lamtumirës, Simon Peres theksoi se “nuk do të tërhiqem nga e drejta për t’i shërbyer popullit dhe vendit tim. Do të vazhdoj të ndihmoj në ndërtimin e vendit tim, me besim të thellë se një ditë do ta njohë paqen”.
“Izraeli nuk është armik i popullit të Gazës”, tha Peres.