Ukraina emëron u.d. së kryeministrit

Bota

Ukraina emëron u.d. së kryeministrit

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 11:45

Qeveria e Ukrainës ka emëruar zyrtarisht Volodymyr Hroysman në postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit.

Përmes një deklarate, qeveria ka thënë se vendimi është marrë për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.

Por, Parlamenti i Ukrainës ka thënë se nuk e ka marrë ende letrën e dorëheqjes nga Yatsenyuku.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqje të enjten, duke thënë se shpërndarja e koalicionit parlamentar në të njëjtën ditë ka çuar në “bllokimin e iniciativave të kabinetit”.

Hroysman, 36 vjeç, ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Yatsenyukut dhe ministër i zhvillimit rajonal qysh në muajin shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat