Gjenden rrënojat e aeroplanit algjerian

Bota

Gjenden rrënojat e aeroplanit algjerian

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 08:42

Rrënojat e një aeroplani që është zhdukur me 116 njerëz në bord, gjatë fluturimit nga Burkina Faso për në Algjer, janë gjetur në Mali.

Trupat franceze, të poziconiara në rajon, do të sigurojnë lokacionin, ka thënë zyra e presidentit të Francës.

Kontrollorët e trafikut ajror kanë humbur kontaktin me aeroplanin të enjten, pasi pilotët kanë raportuar për stuhi të rënda.

Pasagjerët në fluturimin e kompanisë Air Algerie kanë përfshirë 51 shtetas francezë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur solidaritet me të afërmit e njerëzve në bord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat