Sulme në Bagdad, 12 të vrarë

Bota

Sulme në Bagdad, 12 të vrarë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 07:49

Dy makina bombë kanë shpërthyer në qendër të Bagdadit, duke vrarë së paku 12 njerëz.

Sulmet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes, vetëm disa orë pasi parlamenti irakian ka zgjedhur presidentin e vendit.

Bombat kanë shpërthyer në lagjen Karrada, e cila është e njohur për restorante dhe dyqane.

Autoritetet irakiane po përballen me krizën më serioze në disa vite, pasi militantët e Shteti Islamik kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat