Mbi 800 të vrarë në Gaza

Bota

Mbi 800 të vrarë në Gaza

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 07:47

Sulmet e reja të Izraelit në Rripin e Gazës kanë çuar në mbi 800 numrin e palestinezëve të vrarë.

Zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencave në Gaza, Ashraf al-Qudra, ka thënë se dy gra të reja kanë humbur jetën nga sulmet e sotme në një shtëpi në qytetin Deir-el-Balah.

Të enjten, 15 palestinezë janë vrarë, pasi predhat izraelite kanë goditur një strehimore të ngritur nga OKB-ja.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ka hyrë sot në ditën e 18-të.

Ushtria izraelite thotë se u përgjigjet sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat