Rusinë e presin sanksione të reja nga BE-ja

Bota

Rusinë e presin sanksione të reja nga BE-ja

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 07:47

Bashkimi Evropian pritet të shtojë në listën e sanksioneve 15 individë rusë dhe ukrainas, si dhe 18 subjekte, për shkak të rolit të tyre në krizën në Ukrainë.

Në takimin e së enjtes në Bruksel, ambasadorët e BE-së po ashtu kanë diskutuar opsionet për të frenuar qasjen e Rusisë në tregjet e kapitalit, të armëve dhe teknologjisë së energjisë.

Një masë e rëndësishme thuhet se do të ndalojë investitorët e BE-së nga blerja e borxhit të ri ose e aksioneve të bankave në pronësi të shtetit rus.

Në një zhvillim të ngjashëm, edhe Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione mbi një “gamë te gjerë” të kompanive dhe bankave ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat