Kryeministri i Ukrainës deklaron dorëheqjen

Bota

Kryeministri i Ukrainës deklaron dorëheqjen

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:13

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk deklaroi dorëheqjen, pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar të Ukrainës në parlament.

Zoti Yatsenyuk e bëri njoftimin sot, disa orë pasi dy nga partitë politike të koalicionit qeveritar u tërhoqën. Presidenti Petro Poroshenko nxorri një deklaratë sot, ku vlerësoi ligjvënësit dhe duke thënë se vendimi i tyre pasqyron vullnetin e popullit ukrainas.

Që nga përmbysja e ish-kryeministrit Viktor Yanukovych para disa muajsh, nuk ka pasur zgjedhje parlamentare në Ukrainë, çka do të thotë se shumë nga aleatët e tij vazhdojnë të jenë në parlament. Zoti Poroshenko i bëri thirrje parlamentit sot që të vazhdojë të punojë me konstruktivitet në javët dhe muajt para zgjedhjeve.

Ndërkohë, zëdhënësi i sigurisë kombëtare në Ukrainë, kolonel Andriy Lysenko tha se forcat ruse po kryejnë një ofensivë kundër trupave ruse në lindje të vendit. Ai thotë se trupat ruse nga ana e tyre e kufirit po përdorin disa lloje armësh për të sulmuar njësitë ukrainase që po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat