Izraeli sulmon një shkollë në Gaza, 15 të vrarë

Bota

Izraeli sulmon një shkollë në Gaza, 15 të vrarë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:14

Zyrtarët palestinezë thonë se një shkollë e Kombeve të Bashkuara në veri të Gazës është goditur nga predhat e ushtrisë izraelite.

Raportohet për së paku 15 njerëz të vrarë dhe disa të plagosur.

Zyrtari i shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kidra, ka thënë se në shkollë ndodheshin qindra persona që kërkonin strehim nga luftimet.

Më herët, shefja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos, ka thënë se armëpushimi, i cili do t’i jepte fund dhunës në Gaza, është jetik, sepse situata ka eskaluar tej mase.

Së paku 720 palestinezë dhe 34 izraelitë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur sulmet ajrore në Gaza, në fillim të korrikut.

24 korrik 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat