Iraku zgjedh presidentin e ri

Bota

Iraku zgjedh presidentin e ri

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:38

Parlamenti i Irakut ka zgjedhur politikanin kurd, Fuad Masum, për president të ardhshëm të vendit.

Masum, 76 vjeç, është zgjedhur me shumicë dërrmuese të votave.

Ai do të pasojë Jalal Talabanin, i cili është në fund të mandatit të tij të dytë.

Në Irak ekziston një marrëveshje jozyrtare që presidenti i vendit të jetë kurd, kryetari i parlamentit, i cili është zgjedhur javën e kaluar, mysliman sunit dhe kryeministri mysliman shiit.

Komuniteti ndërkombëtar është duke bërë presion mbi parlamentin që të zgjedhë zyrtarët e rinj, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria e re irakiane përballet me krizën më serioze në disa vite, pasi militantët e Shteti Islamik kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

24 korrik 2014E mëparshmeE ardhshmja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat